Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku për VV: Kosova shtet i pavarur udhëhiqet nga mosbesues të saj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar sonte pritje me rastin e shënimit të 34-vjetorit të themelimit të partisë.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se në kohën e themelimit kjo parti ishte organizimi më i madh politik i kohës.

Abdixhiku ka folur mbi rolin e partisë gjatë kohës së okupimit dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke thënë se shtet-ndërtimi i Kosovës mban “vulën” e LDK-së dhe se kjo parti do të punojë që të dalë si e para në skenën politike, teksa ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet se po mban Kosovën peng të “tekave” të saj.

“Sot në këtë përvjetor dua të tërheq vëmendjen për sfidat me të cilat Republika jonë, e udhëhequr nga popullsitë që zgjedhin mjet për pushtet, e toksikuar në diskursin publik e polarizues në vend Kosova nuk po arrin as hapa të mëdhenj zhvillues në vend dhe as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura të komunikimit me aleatët tanë tradicionalë. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social, ndërkombëtar është peng i tekeve popullsitë që gjejnë fajtorë për mos veprimin e vet. Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran udhëhiqet nga mosbesues të saj”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK-ja do të ruajë parimet e saja si një parti moderne, zhvillimore dhe përgjegjëse dhe që merr vendime të matura, dhe të ketë si mision që të jetë parti e parë në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button