Abdixhiku: Qëllimi ynë të dërgojmë PDK-në në opozitë

Abdixhiku: LDK-ja ka marr përgjegjësi politike për koalicionin e dy vjetëve të kaluar

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se qëllimi i LDK-së  është dërgimi i PDK-së në opozitë, shkruan rtv21.tv

“Jemi të vetëdijshëm sepse nuk jemi tashmë të ardhur për herë të parë në Kosovë,  ne kemi qenë pjesë aktive e kritikës së tillë dhe hyrja jonë dhe njerëzve që kanë qenë kritik, por edhe njerëzve të tjerë brenda një koalicioni të tillë megjithatë kanë treguar një zë të pavarur, e dëshmon këtë qendrim politik karshi Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku duke shtuar se LDK-ja ka marr përgjegjësi politike për koalicionin e dy vjetëve të kaluar dhe vetë fakti se kryetari Mustafa nuk kandidon për kryeministër e tregon këtë përgjegjësi politike./21Media

Back to top button