Koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të zvogëlojë numrin e ministrive
Abdixhiku: Nuk do të ketë më mëditje për udhëtime
Gjatë debatit në emisionin “Click” të RTV21, kandadati për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Lumir Abdixhiku tregoi se pikënisja e këtij koalicioni në program qeverisës është zvogëlimi i Qeverisë.
“Jo i administratës publike, po flas për mekanizmin e qeverisë. Kemi folur mjaftushëm këto vite se Kosova i ka diku 21 ministri, të cilat janë të panevojshme pjesa më e madhe e tyre, të cilat mund të grumbullohen dhe bashkohen në njësi që janë më eficiente dhe eficienca sjellë kosto më të ulta”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, ky koalicion ka paraparë nisjen e programit kursyes, prej vitit të parë në mënyrë që të bëhet ndërprerja e shpenzimeve të pa nevojshme dhe mëditjet, shkruan rtv21.tv
“ Eshtë e pakuptueshme me shku në Shqipëri me hongër një peshkë në Durrës edhe me i marr 250 euro mëditje, ska logjikë”, shtoi ai.
Nga kursimi i këtyre parave do të bëhet investimi në nevoja të ndryshme, nga edhe fillon përkujdesja e mirëqenies për qytetarët, theksoi në fund Abdixhiku./21Media