Abdixhiku sërish kritikon koeficientin e Qeverisë: Nuk mbulon inflacionin, propozimi ynë e lehtëson

Lider i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë teka ka vizituar një familje, ku çifti janë punonjës shëndetësor ka thënë se pagat e tyre, por edhe të të punësuarve të tjerë sot për shkak të inflacionit vlejnë 50% më pak.
Andaj sipas Abdixhikut koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin që ka goditur familjet kosovare.
“Propozimi ynë për koeficient 125 lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo. Propozimi ynë për heqje të TVSH-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë.”, ka thënë Abdixhiku.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, e një gjë e tillë u kundërshtua nga opzita e disa nga punëtorët të sektorit publikë duke e konsideruar si vlerë të ulët në raport me inflacionin./21Media

Back to top button