Abdixhiku takohet me emisarin amerikan: Theksuam shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë me SHBA-të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në kuadër të agjendës së vizitës së tij në Kosovë sot në orët e paraditës ka takuar partitë opozitare.
LDK përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se Abdixhiku gjatë takimit ka theksuar shqetësimin e partisë për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë.
Abdixhiku e siguroi Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë.
“Sot, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dy vendet. Kryetari Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi z. Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik “Rruga e re”. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e LSK-së.