Caktohet seanca dëgjimore ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për sot seancën dëgjimore ndaj Naser Hafizit, zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i dyshuar për keqpërdorim detyre.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo ka thënë se seanca do të fillojë nga ora 13:00.
I njëjti po dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar; shpëlarje të parave, dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.
Mbi bazën e këtij dyshimi Naser Hafizi është arrestuar më 10.10.2024 në Aeroportin e Prishtinës.
Të martën, sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në ambientet e kësaj Ministrie.
Ndaj të të njëjtit Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak./21Media