Abdixhiku thotë se Kosova sot është peng i arrogancës, LDK duhet t’iu prijë proceseve integruese

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka nisur Konventën e saj programore, me moton ”Lidhja për të ardhmen”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se qëllimi i saj është hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të kësaj partie. Para anëtarëve të LDK-së, udhëheqësi i tyre kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë guximi, derisa tha se shteti i Kosovës është peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit. Ndërsa për partinë që udhëheqë, Abdixhiku foli me lëvdata edhe për veprimtarinë në katër dekada të ekzistencës së LDK-së.
”Kjo Konventë programore është thirrur me qëllim të hartimit të programit tonë ideologjik e qeverisës si element bazik i politikbërjes sonë dhe si platformë e komunikimit me qytetarë, profesionistë dhe grupet e interesit dhe së këndejmi dhënies së orientimeve e përgjigjeve ideologjike që LDK duhet t’i bëjë kohës. Në ditën e parë të punës do të diskutojmë mbi 6 shtylla programore tona. Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do të flasim për zhvillimin ekonomik, arsimin e shëndetësinë, për shtetin, sigurinë, mirëqenien avancimin shoqëror siç do të flasim edhe për qeverisjes lokale ku LDK sot ka pushtet kryesor në Kosovë”, u shpreh Abdixhiku.
Sipas tij, Konventa e sotme programore e cila do jetë dyditore për LDK-në është jo vetëm mundësi e rigjenerimit të orientimeve ideologjike, por edhe si formë mobilizuese e të gjitha strukturave politike në Kosovë.
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se kauzat e kësaj partie ishin për një shtet të lirë dhe sovran të integruar në BE dhe NATO me miqësi të përhershme me SHBA-të.
Prandaj, sipas tij e shkuara e tyre ishte e lavdishme, kurse e ardhmja e tyre është e domosdoshme.
“Kauzat tona ishin kauza të shtetit të lirë të pavarur dhe sovran të integruar në Bashkim Evropian dhe NATO, dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të. Në shërbim të kësaj kauze LDK u vendos përballë fryma popullsite, përdoruese dhe keqpërdoruese që Kosovën e shndërruan jo rrallëherë në betejë të papërgjegjësisë politike çmimet e të cilës i paguajmë edhe sot. E shkuara jonë pra është e lavdishme, e ardhmja jonë është e domosdoshme, yjet politikë siç i kanë dhënë LDK-së përgjegjësinë për organizimin për liri për pavarësi, demokraci e shtetndërtim do t’i japim edhe përgjegjësinë për ankorimin e Kosovës në familjen evropiane e euroatlantike. Prandaj, ky moment i yni është një tik, prandaj këtë moment të Kosovës duhet ta kuptojmë drejt dhe mbi të të ndërtojmë lidhjen për të ardhmen me qytetarët tanë. LDK duhet të jetë vendimtare dhe prijëse e proceseve integruese në dekadën e katërt të veprimit të saj”, theksoi ai.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhku në hapjen e kësaj konvente programore ka hedhur kritika të ashpëra karshi qeverisjes aktuale. Sipas tij Kosova udhëhiqet sot nga mosbesues të saj, dhe është e peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit.
Abdixhiku po ashtu tha se jeta e qytetarëve të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e pasigurt, po aq sa, siç tha ai, është edhe e ardhmja evropiane.
Ai tutje u shpreh se udhëheqësia aktuale e vendit ka mungesë të guximit në vendimmarrje dhe mungesë të lidershipit për tu prirë proceseve të mëdha transformuese.
Derisa theksoi se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti nuk ka vizion e as ide sesi do ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë, në krahë me aleatët ndërkombëtar.
“Republika e Kosovës udhëhiqet sot nga mosbesues të saj, ajo është peng i popullizmit, arrogancës së pushtetit dhe i kompetencës qeverisëse, jeta e qytetarëve tanë nuk ka qenë asnjëherë më e pasigurt siç është e pasigurt edhe e ardhmja integruese evropiane e Kosovës… Mungesa e guximit vendimmarrës dhe mbi të gjitha mungesa e lidershipit në Kosovë për t’i prirë proceseve të mëdha transformuese e kanë vendosur Republikën tonë në anën e diskordancës jo rrallëherë me Perëndimin. Kjo përballje po i jep Serbisë secilën ditë hapësirën e saj të avancojë në agjendat e veta e po i minon përpjekjet dhe perspektivën euroatlantike të ndërtuara në dekada. Kjo qeveri popullsite as nuk ka vizion e as nuk ka ide sesi do ta përmbyllë procesin e dialogut në krahë me aleatët tanë ndërkombëtar. Ajo nuk po tregon vullnet që të udhëtojë së bashku me partnerët tanë në njërën anë e të mbrojë integritetin, sovranin dhe rendin kushtetueses të Kosovës në anën tjetër”, tha ai.
Kryetari i LDK-së thotë se qeveria popullsite që po udhëheq me Kosovën ka zgjedhur më të lehtën dhe më të dëmshmen braktisjen e dialogut dhe interesave të Kosovës.
Ai tutje ka thënë se qeverisjes aktuale të Kosovës si LDK do t’i përgjigjen jo duke i imituar ata, sepse LDK nuk është sikur partia në pushtet.
”Në politikën e brendshme populliste ka qenë edhe më fatale, përballueshmëria e qytetarëve ka pësuar goditje të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit nga menaxhimi pandemik tek kriza energjetike e deri tek inflacioni rekord i çmimeve. Pushteti ka vendosur të ndërtoj një Kosovë paralele nëpërmjet propagandës dhe është obligim i yni të dashur anëtar të LDK-së ta thyejmë këtë propagandë jo duke u bërë si ta, jo duke i imituar ata. Ata që presin politikëbërjen tonë si të tyren nuk kanë kuptuar asgjë në 32 vite politikbërje ekzistence të LDK-së dhe nuk mund të kuptojnë asgjë në të ardhmen. Nuk jemi si ta nuk duhet të jemi si tha dhe nuk do të bëhemi si ta”, tha ai.
Kurse, u shpreh se shtyllat udhëzuese të pandryshueshme për këtë parti mbesin anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE. Derisa u shpreh se Ai tha se LDK me Serbinë e sheh dialogun politik t]ë drejtuar drejtë njohjes së ndërsjell si mjet dhe rezultat të vetëm politik.
Para të pranishmëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se do të angazhohen për politika ekonomike të qendrës së djathë me synim të rritjes së kapitalit privat në ndërmarrje publike e qendrore, aparat të reduktuar shtetëror në ekonomi dhe rol të shtuar të shtetit në rregullator monopolesh e shtim të konkurrueshmërisë./kp

Back to top button