Abdixhiku thotë se pati një tubim i jashtëzakonshëm në Viti

“Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike!” – deklaroi Abdixhiku, duke theksuar se qytetarët kërkojnë zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe fermerët.
Ai prezantoi programin “Rruga e Re”, i cili sipas tij do të jetë udhërrëfyesi për modernizimin e vendit në fusha si bujqësia, teknologjia dhe shërbimet publike.
“Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon. Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore, dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!
Nuk do të lejojmë që Kosova të mbetet peng i stagnimit, krizave të njëpasnjëshme dhe mungesës së vizionit qeverisës. Vendi ynë meriton më shumë, dhe ne e kemi planin e qartë për të ardhmen.” – tha Abdixhiku.
Duke falënderuar organizatorët dhe kandidatët e LDK-së nga Vitia, Abdixhiku u shpreh i bindur se ndryshimi është afër.
“Falemnderit Sokol për organizimin madhështor, dhe suksese kandidatëve tonë nga Vitia: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu dhe Lumbardh Salihu. Ndryshimi është afër! Shihemi në fitoren e madhe me 9 shkurt!” – tha kreu i LDK-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?