Begaj: Dita e Flamurit, festa më e bukur e shqiptarisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka cilësuar 28 Nëntorin si festën më të bukur të shqiptarisë.

Duke ua uruar të gjithë shqiptarëve këtë festë, Begaj ka thënë se Dita e Flamurit është simboli më përfaqësues e përbashkues i kombit.

“Nga Vlora, uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe kudo në botë: Gëzuar Festën e Pavarësisë! Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë. Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë. Liria sjell përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Begaj më tej ka thënë se vendi duhet të udhëhiqet nga qëllime të larta, si mbrojtja e vlerave të paqes, demokracisë dhe prosperitetit të Shqipërisë.

Back to top button