Abdixhiku vaksinohet kundër COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është vaksinuar sot kundër COVID-19.
Abdixhiku i ka ftuar të gjithë qytetarët të vaksinohet, duke thënë se nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit.

“Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë. Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim. Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit! Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit. Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

 
 

Back to top button