Abdullahu për Kurtin: Nuk të presin në Shtëpinë e Bardhë me fjalë të zeza

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu kritikoi qasjen politike të kryeministrit, Albin Kurti duke thënë se i njëjti ka folur fjalë që nuk duhej të dilnin nga goja e tij, prandaj nuk pati takime të nivelit të lartë gjatë vizitës në SHBA.
Abdullahu sonte në emisonin debatues “Click” në RTV21 tha se Kurti ia ka “kurthu” këmbët vetit me “Thika mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”.
Sipas Abdullahut, SHBA na ka dërguar mesazh se kryeministri i cili i fitoi mbi 50% të votave nuk është i duhuri.
“Nuk të presin në Shtëpinë e Bardhë ty si opozitar si lider i opozitës e ke nxjerrë prej goje e kë thënë “Thika mbi Shtëpinë e Bardhë”, këto fjalë të zeza të z. Kurtit bëhen depolitik në Shtëpinë e Bardhë, ai ja ka kurthu këmbët vetit. Nuk mund të thuash shtëpia e verdhe/ e kuqe”, ka thënë Abdullahu./21Media

Back to top button