Këto janë premtimet e Abdyl Gashit për Novobërdën

Kandidati i LVV-së për kryetar të Novobërdës, Abdyl Gashi sot në RTV21 shpalosi programin e tij për këtë komunë.
Gashi ka theksuar se do t’i kushtojë rëndësi të plotë turizmit, pasi që Artana ka objekte të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit.

Kandidati i LVV-së ka premtuar se ata që i kanë 1 deri në 5 krerë lopë do të subvencionohen me 85 euro.


Tutje Gashi ka premtuar se mbrenda muajit të parë do të bëhet edhe emërtimet e rrugëve të cilat janë pa emër që 21 vite.

Ndërkaq, sipas Gashit një padrejtësi e madhe që iu bëhet qytetarëve të Artanës është se ka persona që emërohen si drejtorë brenda kësaj komune dhe jetojnë në Serbi.

Ndryshe, në Novobërdë janë 9 mijë e 367 qytetarë me të drejtë vote. Për kryetar të Novobërdës garojnë katër kandidatë: Nga LVV- Abdyl Gashi, LDK- Bajrush Ymeri, PDK- Selatin Nuhiu, Srpska lista- Sasa Milosevic./21Media

Back to top button