Kontrabandonte barna nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë, arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 26.12.2021, në orët e mbrëmjes, në hyrje të fshatit Jazhincë të Tetovës ka kapur një person duke kontrabanduar barna nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.
“Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kontroll kufitar Rogaçevë në kuadër të Qendrës Rajonale Veri kanë ndaluar trafikimin me sasi të mëdha të barnave të ndryshme nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës. Në ora 19:50, në hyrje të fshatit Jazhincë, Tetovë, është vërejtur një person i cili ka bartur dy pako të mëdha dhe nuk është ndaluar ndaj urdhrit policor. Gjatë kontrollit të terrenit janë gjetur pakot të cilët kanë përmbajtur barna të ndryshme, prej të cilave 17.410 tableta, 970 ampula dhe 120 kapsula”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./TV21
Back to top button