Abramovich akuzohet për eksportimin e avionëve në Rusi

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar biznesmenin rus Roman Abramovich për eksportimin e dy avionëve me origjinë amerikane në Rusi, pa licencë.
Prokurorët federalë tani po kërkojnë të kapin dy avionët, thonë dokumentet e gjykatës, raporton BBC.
Kërkohet një licencë për shkak të sanksioneve që SHBA-ja ka vendosur ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.
Abramovich ka qenë objektivi i sanksioneve të Britanisë së Madhe. Sanksionet goditën klubin e futbollit Chelsea, të cilin ai e zotëronte dhe si rezultat vendosi ta shiste./21Media

Back to top button