Abramovich merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll
Roman Abramovich po merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll të Turqisë.
Pronari i Chelseat, Abramovich është fotografuar duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.
The latest round of Ukraine-Russia peace talks are underway in Istanbul.
Chelsea owner Roman Abramovich, Putin’s unofficial mediator, is onsite, seen here chatting to Erdogan at the start. pic.twitter.com/o0jd4bspLp
— max seddon (@maxseddon) March 29, 2022
Ndryshe, sot zhvillohet rundi i radhës i bisedimeve mes dy palëve.
Ndërkohë që, Ukraina shpreson të ketë mundësi t’i evakuojë civilët nga qytetet e rrethuara.
Sipas zëvendës kryeministres Iryna Vereshchuk, kjo do të përfshinte përpjekjen për të krijuar një rrugë nga qyteti port i Mariupolit, ku 160 mijë njerëz mbetën të bllokuar.
Dje, Ukraina paralajmëroi se disa nga rrugët e qytetit ishin të pasigurta për shkak të sulmeve nga forcat ruse./21Media