Abrashi i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk u bë deputet

 

 

Arban Abrashi, ministri në detyrë i Infrastrukturës, është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës që mbajti post të ministrit së fundi dhe nuk u zgjodh deputet.

Nga Qeveria në detyrë, sa u përket anëtarëve të LDK-së, ulëset në Kuvend i kanë siguruar kryeministri Abvdullah Hoti, zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat Anton Quni, Agim Veliu, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi.

Kujtojmë se LDK-ja ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button