Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputet me vetëm 713 vota

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Personi më i votuar nga këto zgjedhje ka dalë Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota.

Por, më pak e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit, prej atyre që kanë arritur të bëhen deputetë, është Fatime Gjorgjeviq nga Iniciativa Rome.

Ajo ka marrë 713 vota, ndërsa bashkë me Fadil Gashin nga i njëjti subjekt politik, do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button