Adam Levine bën daljen e parë me gruan pas dyshimeve për tradhti

Adam Levine dhe bashkëshortja e tij, Behati Prinsloo janë parë bashkë për herë të parë pas lajmit të fundit që bëri xhiron në rrjet për tradhtinë e Adam.

Dje, ata u panë bashkë me modelen e Victoria Secret dhe sipas DailyMail ata ishin plotë buzëqeshje, gjë që aludon se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e fundit.

Kujtojmë që, ditët e fundit Adam u përfol se ka tradhtuar gruan e tij me një modele Instagrami.

Sumner Stroh përmes rrjeteve sociale bëri publike bisedat me këngëtarin e Maroon 5. Aty shihen mesazhet flirtuese të këtij të fundit.

Por, Levine ka mohuar çdo aferë të mundshme për të cilat ‘akuzohet’.

Ai tha se nuk ka qenë i lidhur me Stroh, por merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button