Zelensky thotë se Rusia nuk do të lejohet të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk beson se bota do ta lejonte presidentin rus, Vladimir Putin të përdorte armë bërthamore.
“Unë nuk besoj se ai (Putini) do t’i përdorë këto armë. Unë nuk mendoj se bota do ta lejojë atë të përdorë këto armë”, tha Zelensky për gazetën gjermane “Bild”.
Zelensky shtoi se njoftimi i presidentit rus tregoi se ai dëshiron të mbytë Ukrainën në gjak./21Media

Back to top button