Adam Levine pranon se ka tradhtuar

Adam Levine, në një intervistë të vitit 2009 ka pranuar se ka tradhtuar më parë.
Ditët e fundit, ai u përball me një ‘ortek pretendimesh’ se ka tradhtuar gruan e tij, Behati Prinsloo me modele të Instagramit.
43 vjeçari përmes një postimi në Instagram ka mohuar se ka tradhtuar gruan e tij, por se mban përgjegjësi për mesazhet flirtuese që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjete sociale, të shkëmbyera mes tij e Sumner Stroh.
Pas Stroh, edhe tri gra të tjera akuzojnë këngëtarin.
Ndonëse ende nuk është zgjidhur çështja e fundit, këngëtari ka pranuar se në të kaluarën ka tradhtuar, madje ka treguar pse disa burra janë të pabesë.
“Njerëzit tradhtojnë. Unë kam tradhtuar. Dhe e dini çfarë? S’ka gjë më të keqe se ndjenja e të bërit këtë gjë”, ka thënë ai.
Megjithatë, jetës së “Playboy-it” duket se i dha fund modelja e Victoria Secret, bashkëshortja e Levine për tashmë tetë vjet, Prinsloo.
Çifti kanë dy fëmijë bashkë dhe janë në pritje të fëmijës së tretë.
Edhe pas tetë vitesh martesë, jeta e dashurisë së Levine është mbushur sërish me skandale dhe po dominon titujt kryesorë./21Media

Back to top button