Greva në arsim, as Flocken nuk e bind Kurtin

Drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, takuan sot kryeministrin Albin Kurti.
Për takimin që Rrahmanaj u shpreh se ishte “i sponsoruar nga Brukseli”, u dhanë detaje në një konferencë për media. Rrahmanaj tha se përpjekjet maksimale të Flocken nuk kanë bërë që Qeveria të ndërrojë qëndrimin e saj.
“Ishim shoqërues të Flocken, kjo i tha të gjitha çështjet”, tha ai.
Rrahmanaj falënderoi drejtoreshën që sipas tij, sot ishte zë i fuqishëm i SBASHK-ut.
“Uroj që Qeveria të reflektojë”, tha tutje ai.

Flocky erdhi në Kosovë për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit, si ndërmjetësues për ndërprerjen e grevës./21Media

Back to top button