Adele konfirmon se do të performojë në Brits

Dy javë pasi pezulloi koncertin e saj në Las Vegas, Adele u përfol se nuk do të performojë as në ceremoninë e Brit Awards.
Duket se gjërat kanë ndryshuar pasi artistja konfirmoi pjesëmarrjen në Brits.
“Jam shumë e lumtur t’iu them se do të performojë në Brits javën e ardhshme”, ka shkruar Adele në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)


Ceremonia e së martës do të shënojë një rikthim të fuqishëm të këngëtarës në skenë, që nga perfomanca e vitit 2012, me “Someone like you”.
Pasi u bë e ditur nga mediat lokale se marrëdhënia e saj me Rich Paul është në krizë, duket se gjërat po shkojnë mirë në fakt.
Pas lajmit se Adele nuk do të performojë në Brits, organizatorët u alarmuan dhe po mundoheshin të gjenin alternativa të tjera, pasi data po afronte.
Më 8 shkurt mbahet ceremonia Brit Awards 2022./21Media

Back to top button