Rrahje brenda Pallatit të Drejtësisë, arrestohet një 31 vjeçar
Një rrahje brenda Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë ka ndodhur sot rreth orë 10:15. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë 31 vjeç.
Për Portalin RTV21.TV këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; Ø G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orës”, ka thënë Borovci.
Polica ka njoftuar se me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes, ndaj G.S. është iniciuar hetim për veprat në fjalë./21Media