Adele nuk do të performojë në Brit Awards
Pasi u tha se artistja, Adele ka anuluar koncertet në Las Vegas për shkak të disa problemeve me të dashurin e saj, Rich Paul, duket se ajo nuk do të performojë as në Brit Awards.
Sipas The Sun, organizatorët e Brit Awards po mundohen të gjejnë alternativa të tjera për këtë edicion të Brits, i cili mbahet më 8 shkurt.
“Adele kishte konfirmuar se do të performonte, por u tërhoq dhe ka qenë një goditje për organizatorët”, tha një burim për The Sun.
Artistë të mundshëm që mund ta zëvendësojnë krijuesen e hitit “Easy on Me”, janë Ed Sheeran, Sam Smith dhe Dua Lipa./21Media