Adele premton se shfaqja në Las Vegas do mbahet këtë vit!

Adele ka thënë se rezidenca në Las Vegas që ajo shtyu së fundmi do të ndodhë “absolutisht 100%” më vonë këtë vit.
Muajin e kaluar, këngëtarja postoi një video e përlotur një ditë para shfaqjes së saj të parë, duke thënë se nuk ishte gati.
Ajo tani i ka thënë prezantuesit televiziv Graham Norton se ajo dhe ekipi i saj po punojnë jashtëzakonisht shumë për të përgatitur dhe konfirmuar datat e reja.
“Duhet të ndodhë këtë vit, sepse kam plane për vitin e ardhshëm. Imagjinoni nëse më duhet të anuloj sepse jam duke lindur një fëmijë!”, tha ajo.
Adele, e cila ka një djalë nëntë vjeçar Angelo me ish-burrin Simon Konecki ka thënë se do të dëshironte të kishte më shumë fëmijë.
Por ajo nuk pranoi të thoshte nëse një unazë diamanti që kishte mbajtur në Brit Awards në fillim të kësaj jave do të thoshte se ishte fejuar me të dashurin Rich Paul.
“Po të isha, a do t’i tregoja dikujt nëse isha apo nuk isha?” ajo tha./21Media

Back to top button