Adele thotë se albumi i ri do t’ia shpjegojë divorcin djalit të saj

Këngëtarja e njohur, Adele ka bërë të ditur se albumi i saj i ri është bërë me qëllim që djali i saj nëntë vjeç, Angelo ta kuptoj më mirë divorcin e prindërve të tij.
“Desha t’ia shpjegoj përmes këtij incizimi, kur ai të jetë në të 20-at apo 30-at e tij, kush jam unë. E kam hidhëruar shumë shpesh. Kjo është një plagë të cilën nuk e di a do të jem në gjendje ta shëroj ndonjëherë”, tha artistja.
Albumi i ri i cili vjen pas më shumë se pesë vjetësh pauzë dhe është albumi i katërt i saj, zgjedhi të emërtoj “30”, numër i cili paraqet moshën në të cilën u martua me ish bashkëshortin e saj, Simon Konecki dhe të cilin e braktisi.
“E gjithë jeta ime u shkatërrua dhe nuk isha në dijeni për këtë”, tha artistja, gjersa la të kuptohet se e ka fjalën për martesën e saj me Koneckin.

Gjithashtu, kënga “Easy on me”, sipas saj shpjegon më shumë se ç’duhet nga martesa e dështuar e ish çiftit.
“Ishte kënga e parë që e shkrova për albumin dhe nuk kam shkruar asgjë për gjashtë muaj të tjerë sepse thash, në rregull, i thash të gjitha në të”, shtoi Adele.
Ndërkohë që po punonte për albumin, muzika u bë një metodë që ajo t’i shpjegojë djalit të saj, Angelo gjithçka kur ai të jetë më i rritur.
Megjithëse nuk bëri të ditur se sa kohë i mori ndarja, këngëtarja nënshkroi letrat e divorcit në vitin 2019.

Sipas një postimi të Adele, në Twitter, projekti “Easy on me” do të publikohet më 15 tetor, me gjithë këngën edhe albumi./21Media

Back to top button