Adelina Ismaili feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi

 
Këngëtarja Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen. E lindur më 14 dhjetor në vitin 1979 ajo sot mbushi 42 vjet.
Në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka marrë urime të shumta nga më të dashurit e saj.
Motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili i ka uruar Adelinës ta ketë çdo vit më të mirë se tjetrin.

Ndërsa, Ema Ismaili, motra tjetër e Adelinës ka publikuar në Instagram një fotografi të këngëtares me mbishkrimin “urime ditëlindjen për motrën time të mrekullueshme dhe tepër të bukur”.

Adelina Ismaili është nënë e një djali dhe gëzon një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj Valin Krasniqi./21Media

 

Back to top button