Kaloni te përmbajtja kryesore

Adelina Tahiri publikon fotografi me motrën, ndjekësit nuk i dallojnë

 
Ndonëse nuk është shumë aktive në prurje të reja muzikore, këngëtarja Adelina Tahiri nuk i lë anash postimet nga përditshmëria në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi me motrën e saj, Dianën.
Të shumta kanë qenë komentet për ngjashmërinë mes tyre. Disa kanë komentuar se duken si të jenë binjake.


Adelina është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov me të cilin kanë një djalë(Jon) trevjeçar.

Ndryshe, “Falma” është projekti i fundit muzikor nga Adelina Tahiri. Kënga është bashkëpunim me Anxhelo Kocin. Kënga është publikuar më 25 qershor të vitit të kaluar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button