Osmani: Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!

 
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, për medaljen e artë që e fitoi sot në garën “Grand Prix” të Portugalisë.
Osmani ka thënë se është krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar sot medaljen e artë në garën “Grand Prix” në Portugali. Kampionia olimpike triumfoi me “Ippon”, duke e mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz./21Media

Back to top button