Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë
(Lajm i përditësuar)
Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë
Notari, Adell Shaboviq nuk ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër edhe pse përfundoi i dyti në baterinë e tij.
Shaboviq garoi sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, disiplina e 100 metrave stil i lirë.
Ai përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij. Megjithatë, notari kosovar ishte i pafat pasi nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në përgjithësi, ai u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë.
Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.
Adell Shaboviq me paraqitje fantastike në not, përfundon i dyti dhe kalon në raundin tjetër
Adell Shaboviq, notari që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olipmike, e ka mbyllur garën në vendin e dytë.
Shaboviq garoi në 100 metra stil i lirë dhe pas përfundimin në vendin e dytë siguroi kalimin në raundin tjetër.
Koha e regjistruar nga notari kosovar ishte 51.77 sekonda.
Në garë ishte edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Grisi Koxhaku, i cili përfundoi i pesti.