Kaloni te përmbajtja kryesore

Ademaj: Sot për neve nuk ishte ditë e lehtë, pamë videot e fundit të jetës së motrës tonë

(Lajm i përditësuar)


Ademaj: Sot për neve nuk ishte ditë e lehtë, pamë videot e fundit të jetës së motrës tonë

Pas përfundimit të seancës në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, vëllai i të ndjerës, Leonardi ka folur para mediave, ku tha se “dita e sotme nuk ishte e lehtë”.

Ai theksoi se gjatë shfaqjes së video-incizimeve ka parë momentet e fundit të jetës së Liridonës dhe organizimin për vrasjen e saj.

“Sot për neve nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetesës së motrës tonë. Pra ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta, pra nuk ishte një vrasje e jo planifikuar por ishte e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit. Ajo se çfarë sot pamë nga këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor e vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës tonë është Granit Plava”, deklaroi ai.

Në seancën e sotme, avokati i palës sa dëmtuar, Leutrim Syla ka kërkuar nga trupi gjykues që t’u mundësohet elaborimi i pamjeve nga hoteli ku kishin fjetur Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli.

Në seancë janë shfaqur vetëm fotografi, për çka Leonard Ademaj tha se do të kërkojnë sërish meqë konsiderojnë se është e drejtë jetike.

“Ajo se çfarë na brengosi sot ishte mos lejimi i elaboromit të provave nga ana jonë, pra kjo është elaboromi i provave për ne është jetësore sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin së bashku me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë prapë nga gjykata që t’i elaborojmë provat sepse është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova të cilat i kemi dje që mendojmë që duhet të dalin qartësohet edhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës tonë”, shtoi ai.

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti “Etnokuqa”, ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.


Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj

ë Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia,

Më pas, tek pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.

Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.

Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.

E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.

Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.

Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover” të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash.


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën seanca po vazhdon me paraqitjen e provave materiale.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Raporti do të përditësohet…

Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt./Betimi për Drejtësi

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button