Qytetarit nga Istogu i vidhet automjeti në parking

Një qytetar i Istogut ka raportuar në polici se vetura e tij i është vjedhur në parking.
Policia në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.
“VJEDHJE E RËNDË – Istog / 19.12.2025 – 18:16. Më 21.12.2025 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura (kombi) që ishte e parkuar në parking. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?