Kaloni te përmbajtja kryesore

Ademi i uron rrugëtim të suksesshëm me Dardanët Toni Domgjonit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares së Kosovës, teksa për disa çaste ka bashkëbiseduar me futbollistin, Toni Domgjoni i cili është prurja më e re në ekipin kombëtar.
Ademi i dëshiroi mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.
Tutje, Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button