Ademi paralajmëron ardhjen e Ronaldos në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar ardhjen e ish-sulmuesit brazilian, Ronaldo, në Kosovë.
Ai përmes një postimin e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar me “Fenomenin” në Katar, atje ku po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit.
“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.”, ka shkruar Ademi.
Ademi nuk ka zbuluar se kur do të realizohet kjo vizitë./21Media

Back to top button