SHBA shpreson në marrëveshje ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, Borrell kërkon shtendosje të situatës

Lajm i përditësuar
Para takimeve të nesërme me me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell thotë se në këtë takim urgjent nevoitet që të ndalohet përkeqësimi i situatës dhe të ecet drejt normailizmit të marrëdhëieve mes të dyja vendeve.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-eksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter
Takimet e paralajmëruara për mëngjesin e nesër, me mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
SHBA shpreson në marrëveshje, Kurti e Vuçiq takohen të hënën në Bruksel
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.
“Në mënyrë aktive ne po mbështesim këto përpjekje”.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.
Këto reagime të SHBA-së vijnë një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbi çështjen e targave ilegale serbe të cilat përdoren në veri të Kosovës.
“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Lajm i përditësuar
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ky takim do të zhvillohet ndaras.

Fillimisht Borrell do të pret Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 8:00 paradite në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh. Bëhet e ditur fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale.
“dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, thuhet nga BE-ja.
Kurti e Vuçiq do të priten ndaras nga nikoqirët e Brukselit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e Presidenti Aleksandar Vuçiq do të priten ndaras nga nikoqirët e Brukselit.
Kurti e Vuçiq atje do të priten nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me nikoqirët e Brukselit, raporton N1 në Beograd.
Sipas N1, zhvillimi i këtij takimi thuhet se varet nga “rrjedha dhe rezultatet e negociatave dypalëshe”, si dhe nga përafrimi i paraprak i dy liderëve.
Lajm i përditësuar
Kryeministri, Albin Kurti la sot një takim të Komitetit Ndërministror për të drejtat e fëmijëve, për t’u nisur në Bruksel në një takim tjetër me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Qeveria e Kosovës e konfirmoi nisjen e Kryeministrit Kurti për në Bruksel por zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu, nuk dha hollësi të tjera mbi takimin i cili u thirr me urgjencë nga Bashkimi Evropian.
Kryeziu e konfirmoi takimin pikërisht në ditën kur edhe Presidenti Vuçiq e tha në Beograd se do të udhëtonte për bisedime në Bruksel. Takimi ndërmjet dy liderëve vjen në ditën kur përfundon faza e parë e një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave dhe nis faza e gjobave, e cila është cilësuar si më e vështira.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.
Takimi Kurti – Vuçiq, pason një takim tjetër nga mesi i javës i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në të cilin u tha se është disktuar posaçërisht çështja e targave, që nxiti reagime të mëdha ndërkombëtare. Kryeministri Kurti, gjatë javës deklaroi se Qeveria e tij po mbronte ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës dhe paqen e sigurinë në rajon.
“Unë jam optimist por qasja e Beogradit ka qenë shumë destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në negociatat e reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti.
Takimin me Kurtin e e konfirmoi për mediat serbe Presidenti Vuçiq duke shprehur pesimizmin e tij për një marrëveshje në takim. Presidenti serb Vuçiq gjithashtu ka bërë me dije se Serbia do t’i qëndrojë, siç tha, popullit serb dhe shfaqi shpresën e tij që të mos ketë luftë, sado që nënvizoi se kjo nuk varet nga vendi i tij.
“Unë do të shkojë, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë, po ashtu u thamë se duhet anulohet vendimi për targat.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkallëzim të masave për riregjistrim të makinave, ngjalli një valë reagimesh dhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës zhveshën uniformat e tyre, pasi qeveria e pezulloi drejtorin e Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, për mos zbaitm të urdhërave. Pezullimi i tij çoi në dorëheqje të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe atyre institucionalë të serbëve të Kosovës.
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i bënë thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta zgjas afatin për targat për dhjetë muaj të tjerë dhe shprehën zhgënjimin e tyre me këmbënguljen e Kryeministrit Kurti.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha në ditën e thirrjes për takim urgjent në Bruskel se po shpresonin për një takim përpara datës 21 nëntor.
“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja për të cilën mund të pajtohen Kurti dhe Vuçiq gjatë ditës së hënë, me përpjekjen ndërkombëtare për të shmangur përshkallëzime të reja në veriun e Kosovës.
Lajm i përditësuar
Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin mes Kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nesër në Bruksel.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për portalin rtv21.tv se Kurti do të udhëtojë sot për në Bruksel.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.
Edhe Presidenti Vuçiq ka konfirmuar takimin për TV Prva. Ai ka thënë se takimi nis në orën 08:00 të mëngjesit
“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button