Vërshimet në Shqipëri: Mbi 100 efektivë shkuan drejt Shkodrës

Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile shkuan në Shkodër, pas reshjeve të mëdha të shiut. Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjeter sociale kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai shtoi se ata janë me mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata e përmbytjeve që po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për reshjet mund të bien gjatë natës e në vijim.
“ Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.”, shkroi Rama./

Back to top button