Adi Krasta emërohet zëvendësdrejtor i RTK-së

Adi Krasta, është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.
Në mbledhjen e sotme Bordi i RTK-së miratoi edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023 ./21Media

Back to top button