Vajza tre vjeçare vdiq pasi u gjet në lavatriçe

Një vajzë 3 vjeçare vdiq pasi u gjet në lavatriçe mbrëmë, në shtëpinë e saj në Paris.
Kur u gjet vajza ishte ende gjallë, më pas u dërgua me urgjencë në spital ku vdiq një orë më vonë.
Sipas Le Parisien fëmija u gjet nga babai i saj dhe një anëtar tjetër i familjes.
Pajisja shtëpiake nuk ishte ndezur, por kishte dyer që mbylleshin automatikisht.
Prokurorët thonë se vajza kishte qenë në shtëpi në apartamentin e familjes së saj në lagjen e 20-të të Parisit – një zonë në perëndim të qendrës së qytetit.
Një njësi speciale për mbrojtjen e të miturve po udhëheq hetimet./21Media

Back to top button