Adidas po rishqyrton marrëveshjen me Kanye West

Adidas thotë se po rishikon bashkëpunimin me Kanye West për Yeezy, pasi ky i fundit veshi një bluzë me mbishkrim “White Lives Matter”, në Javën e Modës në Paris.
Kompania thuhet se nuk ka përmendur asgjë rreth rastit, por ka thënë se “partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta”.
Një zëdhënës i kompanisë gjermane tha gjithashtu se partneriteti Adidas Yeezy është një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e industrisë.
Në fillim të kësaj javë, West u kritikuat për bluzën që veshi në Paris. Madje, edhe në rrjete sociale ngjalli reagime të shumta./21Media

Back to top button