Demi Lovato pezullon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Demi Lovato është detyruar të marrë një vendim në mes të turneut të saj “Holy Fvck”.
Sipas njoftimit, këngëtarja ka humbur zërin dhe për shkak të kësaj është detyruar ta pezuollojë turneun.
Kështu, koncertet në Rosemont e Illnois janë shtyrë për një datë të pacaktuar.
Demi u shpreh se kjo do të ishte gjëja e fundit që ajo dëshiron ta bëjë, por se s’kishte zgjidhje tjetër.
“Rosemont, sot u zgjova pa zë. Më vjen keq, por më thyhet zemra t’ju them se duhet ta riplanifikoj koncertin”, ka thënë ajo.
Kjo nuk është hera parë, këngëtarës edhe më parë i ka ndodhur të pezullojë koncerte për shkak të shëndetit./21Media

Back to top button