Kaloni te përmbajtja kryesore

Administratorit të “Albkings” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj administratorit të “Albkings” E.N.

Lajmin për portalin rtv21.tv e bëri të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale me datë 12.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë gashi për rtv21.tv.

E.N ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryeri veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

Vajzat dhe gratë ishin në hall nga ky grup pasi që ato po denigroheshin me veprimet e administratorit në fjalë dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Fotot dhe të dhënat e dhjetëra femrave ishin vendosur në grupin “Albkings” pa lejen dhe dijeninë e tyre.

Në Dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës AA., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës BB, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button