Ky është adoleshenti më i gjatë në botë

 
Adoleshenti kanadez Olivier Rioux, jeton në Florida të SHBA-ve. Ai luan basketboll, mirëpo ajo që e veçon këtë 15 vjeçar nga basketbollistët tjerë është se është më i gjati ndër ta, për këtë gjë edhe arriti rekord.
Rioux u regjistrua në Ginis si adoleshenti më i gjatë në botë. Gjatësia e tij trupore arrin dy metra e 28 cm.
Olivier Rioux, është pjesë e ekipit IMG Academy Ekedemi në Bradenton, Florida të SHBA-ve.
Rioux në një deklaratë për media ka treguar se nëna e tij është e gjatë një metër e 80 cm e babai paksa më i gjatë se ajo.
Për habi, mjekët nuk kanë paraparë se Rioux do të arrinte gjatësinë trupore sa për të thyer rekord.
Sipas librit të Ginisit, Rioux u lind me peshë 3.4kg, por në muajin e parë shtoi peshë deri në 7.26 kg.
Në klasën e pestë, gjatësia e tij arriti në një metër e 57 cm. Mjekët besonin se ai do të arrinte gjatësinë deri në një metër e 80 cm, por jo ta tejkalonte atë.
Rekordin e mëparshëm  për gjatësinë më të madhe trupore në radhë të adoleshntëve e mbajti kinezi Ren Keyu, të cilin e arriti  në vitin 2020. Ai u regjistrua në Ginis për gajtësinë trupore 2 metra e 21 cm.
Maci Currin, 17  vjeçe, po ashtu në vitin 2020 u regjistrua në Ginis në kategorinë për këmbët më të gjata në radhë të adoleshentëve. Teknikisht, ajo u bë femra më e gjatë në Tokë. Kjo rekordere vjen nga Taksasi.
Për shkak të gjendjes me pandeminë vitin e kaluar, nuk u bë e ditur informata se kush është adoleshenti më i gjatë në botë.
Zakonisht për tu bërë rekorder, personi duhet të dërgojë aplikacionin në faqen e internetit Guinness World Records. Më pas, duhet të verifiohet nëse aplikuesi i plotëson kushtet për rekord, e nëse i plotëson ato, kontaktohet nga organizata./21Media

Back to top button