Michael Kors prezanton koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2022-23 në New York
Disenjatori amerikan Michael Kors vendosi të lë anash ndikimet e pandemisë dhe tu mundësojë klientëve të tij që të kalojnë sa më mirë.
Ai kështu vendosi me rastin e prezantimit të koleksionit të ri të veshjes për vjeshtë-dimër 2022-23 në New York.
Fillimisht, Kors ftoi në ngjarje një radhë yjesh të njohur, të cilët e ndoqën prezantimin e koleksionit. Në mesin e tyre ishin: Blake Lively, Ana Wintour, Kamila Mendes, Ariana DeBose, kryetari i New York Erik Adams, Bruk Shillds e shumë të tjerë.
Kors, për punimin e koleksionit të ri u inspirua nga veshjet e Marilyn Monroe.
Për të pranishmit në ngjarje pati edhe muzikë live. Për ta interpretoi këngëtari Migel.
Kors ka treguar formulën e glamurit për vitin 2022. Sipas tij, ajo është: “Disenjatori mund të disajnojë një fustan me të cilit mund ti lë pa mend klientet, por ai fustan ti bëjë të ndihen edhe rehat”./21Media