Aeroplani i Cyrus bën ulje emergjente, goditet nga rrufeja

Artistja Miley Cyrus është përballur me një situatë aspak të këndshme. Kjo pasi avioni i saj bëri ulje emergjente për shkak të kushteve atmosferike.
Sot në mëngjes(23 mars) Miley po udhëtonte për në Paraguaj për të marrë pjesë në Festivalin Asuncionico, por aeroplani i saj bëri ulje urgjente pasi nisi një stuhi papritur.
“Për fansat e mi dhe të gjithë ata që janë shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim për në Asuncion, aeroplani u ‘kap nga një stuhi papritur’ dhe u godit nga ndriçimi. Ekuipazhi, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë po udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente”, ka shkruar Cyrus në Instagram.
Krahas mesazhit me anë të të cilit njoftoi ndjekësit për tmerrin që ka përjetuar, ajo ndau edhe një video ku shihet rrufeja nga dritarja e aeroplanit.
“Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim për në Paraguaj, ju dua”, ka shkruar ajo më tutje.
Ndryshe, edhe organizatorët e Festivalit kanë njoftuar se dita e parë e eventit është anuluar për shkak të motit të keq.
Përveç Cyrus, pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Foo Fighters, Doja Cat dhe Machine Gun Kelly./21Media

Back to top button