Shtyhet afati i thirrjes për propozime për edicionin e 95-të të çmimeve OSCAR

Afati i thirrjes për propozime për edicionin e 95-të të çmimeve OSCAR, shtyhet deri më 1 shtator, 2022
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 01 janar 2022 dhe jo më vonë se 30 nëntor 2022.
“Në periudhën kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë e cila konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release).
Dhe, filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, marrin një ekspozitë publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashta kinemave konsiderohen të jetë (por nuk kufizohet vetëm në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarjet të DVD-ve, shpërndarjet gjatë fluturimeve ajrore, transmetimet në internet etj.”, thuhet në njoftimin e QKK-së
Në linkun e mëposhtëm gjeni detajet e tjera rreth aplikimit:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/95aa_international_feature.pdf  /21Media
 

Back to top button