Sejdiu i përgjigjet Xharrës: E kam shtëpinë time

Fatmir Sejdiu i është përgjigjur Xharrës duke i thënë se do të rrijë aty ku është

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ia ka kthyer përgjigje anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharrës, e cila e ka ftuar Sejdiun t’i bashkohet PDK-së.  Ndonëse shprehet se ka respekt të madh për të, Sejdiu duke e falënderuar Arbana Xharrën thotë se ‘do të rrijë në shtëpinë e tij”.

“E pash çka kishte shkruar zonja Xharra, por unë jam mirë, jam në shtëpinë time”, tha Sejdiu për KP. Ai tha se do të vazhdojë të rrijë edhe më tej në LDK.

Anëtarja më e re e partisë së Kadri Veselit, ish-gazetare Arbana Xharra me anë të një postimi në Facebook e ka ftuar Sejdiun që t’i bashkohet siç ka thënë ajo “Fillimit të Ri dhe Kadri Veselit”.

Back to top button