Afro 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Krahas numrit të lartë të infektimeve me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.
Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 771 raste aktive me COVID-19.
4 mijë e 144 prej tyre janë vetëm në Komunën e Prishtinës, ndërsa 833 janë në Mitrovicë.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një vdekje dhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 4 mijë e 731 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799 mijë e 114 persona.
Ndërkaq, 43 mijë e 760 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2 mijë e 199 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media

Back to top button