Tensioni në Ukrainë, bisedime urgjente SHBA-Rusi në Gjenevë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të zhvillojnë bisedime më vonë në Gjenevë mes frikës në rritje se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.
Të enjten Blinken paralajmëroi Moskën për pasoja të rënda nëse ndonjë nga forcat e saj kalon kufirin.
Rusia ka 100,000 trupa në kufi, por mohon planifikimin për të pushtuar, transmeton rtv21.tv.
Presidenti Vladimir Putin i ka bërë kërkesa Perëndimit, duke përfshirë ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Ai gjithashtu dëshiron që aleanca mbrojtëse perëndimore të braktisë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore, por nuk ka marrë asnjë garanci.
Samiti mes diplomatëve të lartë amerikanë dhe rusë pason lëvizjet e Blinken për të mbështetur aleatët e SHBA-së për sanksionet kundër regjimit të Putinit.
Pas diskutimeve në Berlin me zyrtarë britanikë, francezë dhe gjermanë të enjten, Blinken tha se lejimi i një inkursioni rus në Ukrainë do të “na tërhiqte të gjithëve në një kohë shumë më të rrezikshme dhe të paqëndrueshme, kur ky kontinent dhe ky qytet, u ndanë në dy… me kërcënimin e luftës së gjithanshme mbi kokat e të gjithëve”.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë thënë se Blinken do të kërkojë t’i ofrojë Lavrov një “ngadalje diplomatike” për të lehtësuar tensionet.
Komentet e tij erdhën pasi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden parashikoi të mërkurën se Rusia “do të hyjë” në Ukrainë dhe paralajmëroi për një “katastrofë për Rusinë”.
Por ai gjithashtu dukej se sugjeroi se një “inkursion i vogël” mund të tërheqë një përgjigje më të dobët nga SHBA dhe aleatët e saj.
Mesazhi provokoi një qortim nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shkroi në Tëitter: “Nuk ka inkursione të vogla. Ashtu siç nuk ka viktima të vogla dhe pak pikëllim nga humbja e njerëzve të dashur”.
Duke folur së bashku me Blinken, Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u zotua për veprim të menjëhershëm kundër çdo pushtimi rus dhe nuk përjashtoi vendosjen e masave që “mund të kenë pasoja ekonomike”.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, i ka bërë gjithashtu thirrje Putinit që të “heqë dorë dhe të tërhiqet nga Ukraina përpara se të bëjë një gabim të madh strategjik” që do të çonte në humbje të tmerrshme jetësh.
Në një fjalim të premten në Sidnei, ajo u kërkoi fuqive perëndimore të “rriten” dhe paralajmëroi se kombet autokratike po “trimëzoheshin në një mënyrë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Ftohtë”.
Më herët këtë javë, Britania njoftoi se po furnizonte Ukrainën me trupa shtesë për stërvitje dhe armë mbrojtëse./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button