Afro 500 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Rastet aktive me COVID-19 në nivel vendi kanë rënë dukshëm. Po ashtu kanë rënë edhe rastet e vdekjeve. Madje në ditët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje.
Janë vetëm 481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Ndërkohë dje Asociacioni i Komunave ka mbajtur një takim me U.D. ministren e Shëndetësisë, për të diskutuar masat e reja kundër COVID-19. Parashihet që të zgjatet orari i punës për gastronominë dhe orari për lëvizjen e lirë./21Media

Back to top button