Afro dy mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 1 mijë e 780.
Në raportin e fundit të publikuar, nga 8 mijë e 460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 991 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 142./21Media

Back to top button